Si të krijoni kushtet për të punuar nga shtëpia

  • Vendosni një hapësirë të dedikuar në shtëpinë tuaj, në mënyrë që dhe familjarët ta dinë se aty është duke punuar dikush, e nuk mund të bëjnë gjë tjetër.

 

  • Sigurohuni që të keni një tavolinë dhe një karrige, sepse këto jo vetëm që ju rrisni fokusin, por dhe ndihmojë në kreativitet.

 

  • Sigurohuni që të keni një lidhje të mirë me internetin pasi është i domosdoshëm. Gjithashtu sigurohuni që të keni një laptop apo kompjuter të mirë e funksional që s’do t’ju lërë në baltë.

 

  • Duhet të krijoni mundësinë që në ambientin e dedikuar të hyjë sa më shumë dritë natyrale ditën e të ketë sa më shumë ndriçim natën. Drita është element i rëndësishëm që ndihmon në fokusim dhe nuk dëmton shëndetin mendor apo të syve.

 

  • Sigurohuni që ambienti ku punoni në shtëpi të ketë mjaftueshëm hapësirë që ju të lëvizni lirshëm, pasi ndonjëherë një pushim disa minutësh ju ndihmon të relaksoheni e ta rifilloni punën me energji të reja.

 

  • Kujdesuni për hapësirat ku do të ‘magazinoni’  dokumentet që lidhen me punën tuaj. Këto dokumente janë esenciale për ju dhe profesionin tuaj, kështu duhet t’i dedikoni rëndësi.

/SCAN