Si të gatuajmë byrek me qumësht

Mielli i misrit, djathi i bardhë dhe qumështi Lufra, janë tri përbërësit kryesor që do ti japin këtij byreku një shije të mrekullueshme! Shije ju tregon më poshtë sesi ta përgatisni atë:

Përbërësit
500 ml qumësht (Lufra)
50 gr gjalpë
100 gr miell misri
3 vezë (të verdha)
250 gr djathë i bardhë
kripë
piper
Përgatitja

1-  Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni miellin e misrit dhe i përzieni mirë. Më pas shtoni qumështin dhe e lini në zjarr derisa masa të trashet.

2-  Shtoni dy të verdha vezësh dhe djathin e bardhë të grirë. Trazoji mirë. Rregullojeni me kripë dhe piper sipas dëshirës.

3-  Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni në të një petë të gatshme dhe përsëri e lyeni me pak vaj ulliri.

4-  Brenda shtroni masën që përgatitët me qumështin Lufra dhe e mbuloni me një petë. Sipër e lyeni me pak gjalpë.

5- E vendosni në furrë për 45 minuta, në temperaturë 180 gradë. Sapo byreku të jetë gati, e lini pak minuta të ftohet dhe shijojeni!