Shtëpia e Bardhë e Donald Trumpit është bërë raciste.
Pas dy ditësh këmbënguljeje të “NBC News”, Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders tha se Henry Childs II, një zyrtar i Departamentit të Tregtisë, i cili i është huazuar Shtëpisë së Bardhë nga maji, ka marrë përgjegjësitë e Manigault Newman, si asistente e presidentit dhe drejtor i Komunikimeve për atë zyrë. /raporton Topo Channel
Po ashtu, Kelly Anne Conëay, këshilltare e lartë e presidentit Trump, nuk ka mundur të përmendë një zyrtar të vetëm afro-amerikan që punon aktualisht në “West Wing”.
E pyetur nga gazetarët, ajo ka mundur të përmendë vetëm Sekretarin për Strehimin dhe Zhvillimin Urban, Ben Carson, që sidoqoftë nuk punon në Shtëpinë e Bardhë.
Stërmundimi i ndihmësve të Trump për të shpjeguar mungesën e përfaqësuesve afro-amerikanë në Shtëpinë e Bardhë vijnë pas akuzave të bëra nga Manigault Newman, sipas së cilës Trump përdorte fjalën “Nigger” (zezak), pavarësisht se këshilltarët e tij e mohojnë këtë.
Pas largimit të Manigault Newman nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët u thanë gazetarëve se administrata “Trump” ishte e angazhuar të punësonte më shumë afro-amerikanë në pozicione drejtuese, por se kur do ta bëjë këtë, ende nuk dihet.