Shqipëria, rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Shqipëria ka një rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Shqipëria ka një rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, Turiqa mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë me institucionet euro-atlantike dhe procesin e afrimit që ka nisur Shqipëria me Serbinë, një vend tjetër kyç në Ballkan.

“Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik, do të jetë në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe të Europës”, tha ai.

Në thelb, theksoi ambasadori Yörük, “Turqia mendon se integrimi i të gjithë vendeve të rajonit në institucionet europiane dhe euro-atlantike është një domosdoshmëri për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të stabilitetit në rajon. Turqia do të vazhdojë të mbështesë vendet e rajonit në këtë drejtim”.

Në këtë kuadër, shtoi ai, “ne dëshirojmë që Bashkimi Europian, krahas me Shqipërinë, të fillojnë sa më parë negociatat për anëtarësim të plotë me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe të përfundojnë ato negociata që kanë nisur më parë”.