Shqipëria merr kryesinë e OSBE që prej 1 janarit

Që prej këtij janari, Shqipëria mori kryesinë e OSBE. Organizata më e madhe e sigurisë në botë e specializuar në të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës dhe zgjedhjet, ka në përbërje 57 vende anëtare.

Gent Cakaj, ministri i jashtëm në detyrë e pati konsideruar me herët këtë një event mjaft të rëndësishëm, duke theksuar se Shqipëria gëzon kapacitete të plota për të adresuar prioritetet e kryesisë së saj, raporton A2CNN. Ato do të jenë: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë dhe përreth saj, lufta kundër korrupsionit, ruajtja e mjedisit, liritë themelore të njeriut dhe promovimi i tolerancës si dhe rinia.

Konflikti politik në Shqipëri pati ngritur dyshime nëse OSBE do të lejonte t’i kalonte kryesinë Shqipërisë.