“Shqipëria duhet të integrohet sa më parë për të përshpejtuar rritjen ekonomike”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka apeluar që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen sa më parë në Bashkimin Evropian.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka apeluar që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen sa më parë në Bashkimin Evropian.

Forumi ishte konceptuar në formën e paneleve me tema specifike, ku të pranishmit ishin të ftuar të diskutonin mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin “Euromoney” kreu i Bankës Qendrore theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE është në funksion të përshpejtimit të ritmit të rritjes ekonomike, të rritjes së mirëqenies shoqërore, si dhe të ankorimit sa më të mirë të perspektivave afatgjata të zhvillimit të Shqipërisë.

Diskutimet e panelit në këtë forum u fokusuan në tema me rëndësi që lidhen me ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, si dhe më në veçanti: me efektet e pritura të përfundimit të lehtësimit monetar të ndërmarrë nga Banka Qendrore Evropiane./TRT