Shqipëri-Turqi, 500 vjet histori! Yoruk: Marrëdhënie e shkëlqyer, Shqipëria të pastrohet nga zgjatimet e FETO-s

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ishte i ftuar mbrëmë në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) në emisionin e gazetarit Lufti Dervishi “Përballë”.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ishte i ftuar mbrëmë në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) në emisionin e gazetarit Lufti Dervishi “Përballë”. Ambasadori iu përgjigj pyetjeve rreth aktualitetit në Turqi, zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të mbajtura javës së shkuar, gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, dhe rrezikut të organizatave terroriste, që janë DEASH, PKK, YPG dhe FETO.

Për sa i përket zgjedhjeve në Turqi ambasadori Yoruk u ndal tek përqindja e lartë e popullit turk, duke e krahasuar dhe e vende të tjera dhe zgjedhjet të tjera në Turqi. “Duke parë zgjedhjet në vendet e tjera, pjesëmarrja është 40-70%, kurse në Turqi në Referendumin e 2017 ishte rreth 70% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte një shifër afër 90%. Kjo tregon se zgjedhësit në Turqi, qoftë ata që votojnë fituesit e zgjedhjeve apo të opozitës, tregojnë se e kanë përqafuar demokracinë”, tha Yoruk.

Për sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi ambasadori bëri krahasimin me Francës kur ishte e ekspozuar ndaj sulmeve terroriste ndodhej në gjendje të jashtëzakonshme dhe mbajti po ashtu si Turqia zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme ashtu siç është premtuar do të hiqet pas zgjedhjeve të fundit.

Një tjetër çështje e diskutuar në emision ishte dhe e ardhmja e Turqisë në BE dhe zhvillimet e fundit.

“Për këtë çështje Ministria e Jashtme e Turqisë do të dalë në deklaratë për shtyp dhe do shpjegojë situatën. Terreni mes Turqisë dhe BE-së ekziston prej një gjysëm shekulli, që tregon rrugën e Turqisë drejt modernizimit dhe në vitin 1999 u konfirmua një rrugë e re mes Turqisë dhe BE-së. Në 2004 u vendos që të hapen negociatat për Turqinë dhe u vendos që të hapeshin në vitin 2005 por fatkeqësisht që nga ajo datë nuk u realizua dhe për shkak të disa vendeve evropiane me pretekste politike. Anëtarësimi në BE mendoj se do sjellë dobi konkrete për të dy palët”, u shpreh Yoruk.

Një temë tjetër ishte dhe interesat e Turqisë në Shqiëpri. Për këtë ambasadori Yoruk tha: Interesat mes dy vendeve zgjaten në shekuj. Për 5 shekuj dy popujt tanë jetuan së bashku në aspektin shpirtëror dhe kulturor. Turqia ka mbrojtur unitetin dhe ekszistencën e popullit shqiptar, për një kohë të gjatë ka ndarë fatin me shqitparët. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nuk do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve dhe interesave mes dy vendeve. Në Turqi ka me miliona shqiptarë, shumë fjalë tradita dhe ushqime të përbashkëta. Në kohën e perandorisë ka pasur të paktën 32 kryeministra dhe asnjëherë shqiptarët nuk janë parë si të huaj”. Turqia në Shqipëri vepron përmes kompanive që janë TIKA dhe Yunus Emre. Pas viteve 1990 ka shumë kompani në fusha të ndryshme që veprojnë dhe numri i tyre sa vjen e rritet. Falë investimeve në Shqipëri, në telekomunikacion, shëndetësi, logjistikë dhe fusha të tjera, mbi 15 mijë vetë janë punësuar. Shumë bashki nga Turqia janë binjakëzuar e bashkitë në Shqipëri dhe vazhdojnë bashkëpunimin, ka kontakte dhe me universitete. Jemi të kënaqur që zoti Rama e shpalli Turqinë partner zyrtar dhe dëshirojmë të kemi deklaratë të përbashkët për partneritetin strategjik, të kemi mbledhje të përbashkëta të qeverive, me projekte biznesi konkrete”.

Për sa i përket shkollave turke në Shqipëri ambasadori Yoruk tha: Organizata FETO nuk është një organizatë terroriste klasike, dhe nuk është e mundur të përcaktosh përpara kur FETO-ja do t ju dëmtojë juve. Krahas institucioneve arsimore FETO ka shtënë në dorë dhe institucione të tjera në fusha të tjera. Ne e dimë që edhe në Shqipëri organizata ka zgjatimet e saj në këto fusha. Nuk është e drejtë që shkollat në Shqipëri të cilësohen si shkolla turke, janë shkolla të FETO-s, nuk mbajnë flamurin turk, por pa u shqetësuar i vënë emra e burrave të shtetit që mbajnë vlera të shtetit turk. Në konviktet e këtyre shkollave zhvillohen veprimtari që synojnë larjen e trurit të nxënësve dhe ky është kërcënim i strukturës së familjes. Drejtuesit e këtyre shkollave janë në listën e terroristëve të kërkuar me vendim gjykate në Turqi, gjithashtu diplomat e këtyre shkollave nuk njihen në Turqi. Shkatërrimi i zgjatimeve të FETO-s është prioritet i Turqisë, i ambasadës tonë dhe i imi personalisht. Sistemi në Shqipëri nuk duhet të jetë rob i FETO-s. Në këtë kuadër ne kemi një fondacion shtetëror të quajtur Maarif dhe ka si qëllim hapjen e shkollave turke jashtë vendit. Shpresojmë që vitin e ardhshëm akademik të ofrojë një shërbim akademik të pastër dhe cilësor, jo për qëllime fitimi. Unë këshilloj dhe i bëj thirrje prindërve dhe familjarëve të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e FETO-s. Do të vijë një ditë që ky rrjet do të dëmtojë Shqipërinë. Qeveria shqiptare është në dijeni të gjithçkaje dhe për këtë falënderojmë zotin Rama. Në mbi 20 vende të Amerikës FBI ka hapur hetime ndaj shkollave të FETO-s./Frekuenca

https://youtu.be/Ni_-wBJedcY