Shqipëri-Mali i Zi, masa për përfundimin e korridoreve infrastrukturore

“Marrëdhëniet Shqipëri-Mal i Zi janë një shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur në rajon”, deklaroi sot ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Mal i Zi janë një shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur në rajon”, deklaroi sot ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm malazez, Srdan Darmanovic.

Ata ranë dakord për marrjen e masave për përfundimin e korridoreve infrastrukturore, të energjisë dhe infrastrukturës, si dhe fuqizimin dhe zhvillimin ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun malazez, Cakaj vlerësoi se “Mali i Zi është një partner i rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan ATSH.

“Kemi një axhendë të pasur bashkëpunimi e materializuar me mbledhjet e përbashkëta qeveritare. Axhenda do t’i shërbejnë më së miri qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, tha Cakaj, ndërsa u shpreh për shtimin e pikave të përbashkëta kufitare.

Shqiptarët e Malit të Zi, sipas Cakajt, kanë një kontribut të veçantë në proceset më të rëndësishme të vendit.

“Shqiptarët edhe në të ardhmen do të jenë faktor i rëndësishëm në përparimin e Malit të Zi”, shtoi Cakaj.