Shqipëri, 5 të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 9.195 dhe numri i të vdekurve në 271...

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 5 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 9.195 dhe numri i të vdekurve në 271.

Sipas njoftimit, 132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4.923 që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 4.001 raste aktive.

Aktualisht, në dy spitale në Tiranë po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 60.418 testime dhe institucionet vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.