Të paktën 12 persona u plagosën mbrëmë vonë, për shkak të një shpërthimi në një depo petrokimike pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Temperaturat e larta shkaktuan një shpërthim në një depo kimike në pronë të Ndërmarrjes së Industrisë Kimike (CIC)”, tha zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Tamer al-Rifai në një deklaratë.
Al-Rifai tha se ekipet e mbrojtjes civile shpejt nxituan në vendin e ngjarjes dhe shuan flakën.
CIC është një degë e Ministrisë së Prodhimit Ushtarak të Egjiptit.
Basim Abdulkareem, një zëdhënës i Ministrisë së Aviacionit Civil, tha për AA se shpërthimi që shkaktoi zjarrin ishte dëgjuar shumë kilometra larg nga aeroporti.
Në një deklaratë të lëshuar pas zjarrit, ministria tha se trafiku ajror në aeroport zhvillohej “në mënyrë normale”.
Megjithatë, Mohamed Saeed Mahrous, kryetar i kompanisë egjiptiane për aeroporte dhe fluturime ajrore, tha se disa fluturime u pezulluan për “arsye sigurie”.