Shpërthim në Greqi

Sipas burimeve të sigurisë, shpërthimi ka ndodhur pasi një pajisje shpërthyese është hedhur nga një automjet që po kalonte në vendin e ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë në qytetin Pire në afërsi të Athinës, duke shkaktuar dëme materiale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve AMNA, e cila ka cituar burime të sigurisë, shpërthimi ka ndodhur pasi një pajisje shpërthyese është hedhur nga një automjet që po kalonte në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e mëngjesit, duke shkaktuar dëme në ndërtesën në të cilën ndodhen shumë zyra të avokatisë dhe kompanish, si dhe në bizneset dhe automjetet përreth.

Incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur.

Policia ka vendosur kordon të sigurisë në zonë dhe është në hetim e sipër.