Shpërthen zjarri në zyrat e gazetës holandeze

Zyra qendrore e gazetës holandeze De Telegraaf u godit nga një furgon herët në mëngjes.

Zyra qendrore e gazetës holandeze De Telegraaf u godit nga një furgon herët në mëngjes.

Sipas policisë bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagopsur.

Furgoni i bardhë u përplas në fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit rreth orës 04:00 sipas kohës lokale dhe shpërtheu në zjarr.

Policia bëtri me dije se askush nuk u plagos dhe shoferi i furgonit i cili arriti të largohej nga vendnngjarja nuk është kapur ende.

De Telegraaf është e përditshmja më e madhe në Holandë, e specializuar në sport dhe krime.

Javen e shkuar, një predhë u hodh në një zyrë që strehonte disa revista në të njëjtën zonë të Amsterdamit.

Një 41-vjeçar u arrestua për atë sulm, ku askush nuk u lëndua.