SHORTI I BOTËRORIT / Spanja përplas “brirët” me Gjermaninë, shqiptarët e Zvicrës kundër Serbisë

Në Doha të Katarit është hedhur shorti i Botërorit 2022. Goglat ishin kapriçoze për Spanjën dhe Gjermaninë, që i vunë në një grup. Interesant përballja e Zvicrës me Serbinë, ashtu si në vitin 2018, ku Brazili është kokë grupi.

Edhe Argjentina nuk do ta ketë të lehtë, teksa ka Meksikën dhe Poloninë në grup. Cristiano Ronaldo me Portugalinë e tij do të jenë në një grup me uruguajin, skuadërm, që i eliminoi 4 vite më parë. Me fat disi Holanda dhe Franca.

GRUPET

GRUPI A: Katar, Holanda, Senegal dhe Ekuador

GRUPI B: Anglia, USA, Iran dhe Uells-Skoci/Ukrainë

GRUPI C: Argjentina, Meksika, Polonia, Arabia Saudite

GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizi dhe Peru/EBA

GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japoni dhe Kosta Rika/Zelanda e re

GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Marok dhe Kanada

GRUPI G: Brazil, Zvicër, Serbia, Kamerun

GRUPI H: Portugalia, Uruguaj, Koreja e Jugut dhe Gana