Shoqata Istanbul organizon për të tretin vit rradhazi ”Shkolla Ballkanike Shqiptare”

Në bashkpunim me YTB (Organizatës për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike) edhe këtë vitorganizohet një cikël seminaresh me karakter trajnues, ku trajtohen tematika të larmishme kulturore, fetare, filozofike e historike.

Është viti i tretë radhazi që shoqata “Istanbul” në partneritet me shoqatën “Përpjekje” dhe me mbështetjen e YTB (Organizatës për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike) organizon programin e trajnimin në kuadër të projektit “Shkolla Ballkanike Shqiptare”.
Projekti Shkolla Ballkanike Shqiptare” konsiston në organizimin e një cikli seminaresh me karakter trajnues, ku trajtohen tematika të larmishme kulturore, fetare, filozofike e historike.
Program i trajnimit ka si grup të synuar, të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë pjesa më vitale e shoqërisë dhe synon sensibilizimin e kësaj kategorie për rolin që duhet të ketë në shoqëri dhe mbajtjen e saj larg fenomeneve negative.
Pjesmarrësve të programit u jepet mundësia të diskutojnë dhe të aftësohen rreth tematikave që do të trajtohen nga lektorë me përvojë si : Fitim Zekthi, analist i mirënjohur, Redi Shehu, opinionist dhe studiues, Ergys Mërtiri, pedagog dhe sociolog, Armand Bora, regjizor i mirënjohur, Fitim Zekthi, analist, Ardjan Muhaj, historian, Teologu Ali efendi Bardhi dhe Agim Baçi, kritik letrar dhe studiues.
Aktivitetin e përshëndet, kryetari i shoqatës “Istanbul” z.Ridvan Seferaj.
Në fund të programit trajnues, pjesmarrësve do t’u jepet mundësia të vizitojnë për disa ditë Turqinë dhe të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e këtij vendi mik për Shqipërinë dhe shqiptarët.