Shoqata e Futbollit ndalon goditjen e topit me kokë për fëmijët

Kjo vjen pas rezultateve të një studimi të publikuar nga universiteti i Glasgow në të cilin rezultojnë se futbollistët janë më të prirur të vdesin nga sëmundjet në tru.

Fëmijët nën 11 vjeç nuk do të lejohen të godasin topin me kokë gjatë stërvitjes në futboll në Angli, Skoci dhe Irlandën e veriut.

Ky është vendimi i Shoqatës Ndërkombatare të Futbollit si dhe të gjithë trajnerët duhet t’i reduktojnë seancat stërvitore për goditjet me kokë për fëmijët nga mosha 11-18 vjeç.

Kjo vjen pas rezultateve të një studimi të publikuar nga universiteti i Glasgoë në të cilin rezultojnë se futbollistët janë më të prirur të vdesin nga sëmundjet në tru, transmeton Ora News.

Sipas po të njëjtit studim të publikuar në tetor të vitit të kaluar, futbollistët kanë prirje të vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.

Por këto rregulla të reja nuk do të zbatohen gjatë ndeshjeve por vetëm në seancat stërivtore.