Dusan Tadiç foli për Matthijs de Ligt. Sulmuesi serb, nga qendra e trajnimit Ajax, tha:
«A doni të dini nëse kam biseduar me Matthijs në lidhje me problemet që lidhen me transferimin e tij në Juventus? Jo, jo me të vërtetë. Për sa kohë që ai është një lojtar Ajax, ai do të japë gjithçka për këtë fanellë”, tha ai fillimisht.
“Është lojtar i madh dhe shpresoj që të qendrojë por duket se ofertës së Juventusit nuk i reziston dot (Qesh)”.
“Nëse kjo nuk është e mundur, do ta humbim shumë, ashtu si De Jong ».
Tadiç, ndryshe nga dy lojtarët e përmendur që do largohen, kohët e fundit ai rinovoi me Ajax deri në 2026.