Shoferi godet policin në Vlorë, efektivi përfundon në spital

Një polic është goditur nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në rrugën Transballkanike ku efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij të dali nga makina por ky i fundit nuk ka pranuar.

Më pas efektivi ka thirrur forcat shqiponja dhe sapo këto të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dal nga makina dhe e ka qëlluar policin.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjekësore në spital me plagë të lehta.

Shoferi mësohet se ishte nën efektin e pijes alkoolike.