Shkup, protestë kundër mbështetjes së Qeverisë së Maqedonisë për gazetën e FETO-s

Pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u organizua protestë kundër ndarjes së mbështetjes financiare për vitin 2018 gazetës "Zaman Maqedoni" të lidhur me organizatën terroriste FETO nga ana e Qeverisë së Maqedonisë

 Sot pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u organizua protestë në shenjë reagimi ndaj ndarjes së mbështetjes financiare për vitin 2018 gazetës “Zaman Maqedoni” të lidhur me organizatën terroriste FETO nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestë morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ministri pa resor në qeverinë e Maqedonisë, Elvin Hasan, kryetari i Partisë së Lëvizjes Turke (THP) në Maqedoni dhe njëherësh deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Enes Ibrahim, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë (TDP), Beycan Ilyas, kryetari i Lëvizjes së Unitetit Kombëtar Turk (TMBH) Erdoğan Saraç, Kryetari i Partisë së Bashkuar për Emancipimin e Romëve (OPER), Nexhdet Mustafa, kryetari i Unionit Demokratik të Boshnjakëve, Munir Kolashinac, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë protestës, demonstruesit me pankarta me mbishkrime “FETO, tërhiqi duart nga Maqedonia” dhe “Mos e mbështet terrorin”, brohoritën slogane mbështetëse ndaj Turqisë.

Ambasadorja turke Kara, në fjalimin e saj gjatë protestës, rikujtoi se më 15 korrik 2016 është kryer një tentativë e neveritshme për grusht shteti ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka ardhur në detyrë me vullnetin e popullit, demokracisë, qeverisë dhe kushtetutës turke.

“Nuk pranojmë, nuk do të pranojmë mbështetjen financiare të qeverisë së Maqedonisë ndaj organizatës me pamje të një gazete, të organizatës terroriste FETO e cila ka martirizuar 251 shtetas dhe ka plagosur mbi dy mijë shtetas tanë”, tha ajo.

Kara theksoi se qëndrimin e mprehtë të cilën e ka treguar Turqia deri më tani në luftën e saj ndaj FETO-s, PKK-së, DHKP-C-së, DEASH-it dhe të gjitha organizatave terroriste, do të vazhdojë ta tregojë derisa këto organizata terroriste të shkatërrohen.

“Shpërfillja e financimit të organizatës terroriste gjakatare do të thotë të shpërfillësh bombardimin e polices së operacioneve speciale Demet Sezen, në atë natë të errët, e cila u martirizua në Gölbaşı dhe e la të vetëm fëmijën trevjeçar. Shpërfillja e veprimeve të buletinit terrorist të FETO-s, Zaman, do të thotë shpërfillje e vrasësve të 17-vjeçarit Abdullah Tayyip Olçok, i cili së bashku me babain ishte shënjestër e snajperistëve mbi urë”, theksoi ambasadorja turke.

Kara më tej nënvizoi se Turqia ka qenë pranë Maqedonisë me vendosmëri përballë të gjitha problemeve të saj që nga pavarësia e vendit. Kara tha se ende ruajnë besimin se Maqedonia, shtet vëlla dhe mik, do të tregojë të njëjtën vendosmëri ashtu siç Turqia tregon në luftën kundër terrorit.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin e saj që taksat e bashkëatdhetarëve të tyre të përdoren në financimin e organit të publikimit të një organizate terroriste.

“Ky vendim duhet të anulohet sa më parë. Të merret parasysh ndjeshmëria e bashkëatdhetarëve tanë, si një nga elementet themeluese të këtij vendi, nga shteti i Maqedonisë, do të jetë një nga dëshmitë që Maqedonia i jep vendit tonë mbështetje në luftën tonë kundër terrorit”, u shpreh Kara.

Kara tha se qoftë vetë ajo, qoftë liderët e partive politike në Maqedoni, kanë shprehur shqetësimet e tyre në vendet përkatëse, porse deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë.

“Ne prap themi, do të themi, të thuash ‘ne nuk e dinim’ është fyerja më e rëndë që mund të na bëhet. Tashmë dy vite ne këtu kemi njoftuar për këtë organizatë terroriste të neveritshme natë e ditë. Por të thuash ‘unë nuk e dija këtë, do të marrim masa në vitet e ardhshme’ nuk do të eliminojë këtë çështje”, tha Kara.

“Hiqni mbështetjet nga ky organ mediatik i organizatës terroriste”, shoti më tej Kara.

E pyetur se çfarë hapa do të hidhen në periudhën e ardhshme në rast se nuk merret ndonjë masë nga qeveria e Maqedonisë, ajo tha:

“Do të shikoni kur të vijë koha. Prap e themi, ne dëshirojmë një përgjigje të mprehtë ndaj pyetjes ‘A jeni pranë terrorit, a nuk jeni?’. Dukuni ashtu siç jeni. Sigurisht që do të shihni sanksionet tona. Në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka”.

Në fjalimin e saj, Kara gjithashtu tha se në protestë gjenden turq, shqiptarë, boshnjakë, romë dhe popuj të tjerë, dhe tha se në këto rajone kanë ardhur për t’u bërë “një” dhe “për të përforcuar miqësitë”.

“I bëj thirrje Republikës së Maqedonisë, Ju lutemi tërhiqeni hapin që keni hedhur. Thurni empati. Vendosni veten në vendin tonë. A do t’i pëlqente Republikës së Maqedonisë nëse Turqia në të njëjtën mënyrë të mbështeste një organizatë terroriste që është armik i Maqedonisë, në emër të mbështetjes së medias”, tha mes tjerash amabasdorja turke.

Kara gjithashtu rikujtoi se ka takuar edhe ministrin pa resor përgjegjës për Llogaridhënie dhe Transparencë të Maqedonisë, Robert Popovski.

“Dje ndodhi një gjë për të cilën u ndjeva keq. Ministri i cili është shkaktar i këtij incidenti, tha se ‘unë nuk e dija se mediumi është pjesëtar i një organizate terroriste’. Tashmë t’u shpjegojmë. T’u shpjegojmë në çdo vend që shkojmë. Ashtu siç e shikoj, ka që rezistojnë për të mos e kuptuar. Ne nuk do të mërzitemi, do t’u shpjegojmë. Tashmë dy vite e gjysëm shpjegojmë. Por ata me këmbëngulje, thonë ‘ne nuk e dinim'”, tha ajo.

Ajo theksoi se Turqia çdo herë do të vazhdojë të qëndrojë pranë Maqedonisë, vend mik dhe vëlla, ndërsa bëri thirrje që edhe Maqedonia të jetë pranë Turqisë në këtë çështje.

Ministri pa resor përgjegjës për Llogaridhënie dhe Transparencë i Maqedonisë, Robert Popovski, më 28 janar njoftoi se gazetës “Zaman Maqedoni” të lidhur me organizatën terroriste FETO i është ndarë mbështetje financiare.

Nga 13 mediume, 11 prej tyre u është ndarë mbështetje, përfshirë edhe gazetën “Zaman Maqedoni”. Siç u njoftua, gazetës së FETO-s i janë ndarë 903.092 denarë (rreth 14.670 euro) në kuadër të këtij programi.

Pas kësaj, Ambasada e Turqisë në Shkup dhe politikanë me origjinë turke në vend reaguan ashpër ndaj vendimit.