Shkrumbohet nga flakët banesa në Kavajë, humb jetën një person

Një 85-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka rënë na banesën ku ai jetonte në zonën e Golemit në Kavajë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, i moshuari nuk është nxjerrë dot në kohë nga banesa, ndërkohë që vijojnë hetimet se çfarë i ka shkaktuar flakët në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20,  në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.