Shkon në Shëngjin të peshkojë, qëllon veten me pushkën e peshkimit

Një peshkatar amator nga Tirana ka mbetur i plagosur në plazhin e Shëngjinit.

Një peshkatar amator nga Tirana ka mbetur i plagosur në plazhin e Shëngjinit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në plazhin “Rana e Hedhun” ku 35 vjeçari me iniciale Z.M, duke gjuajtur peshq me pushkë peshkimi, aksidentalisht shtiza e pushkës i është ngulur në qafë, duke e plagosur lehtë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 05.08.2018, në plazhin “Rana e Hedhun”, Shëngjin, shtetasi Z. M., vjeç  35, banues në Tiranë, duke gjuajtur peshk me një pushkë peshkimi, aksidentalisht i është ngulur në qafë shtiza e pushkës duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.