Shkon në 1,101 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi, deri më tani 52 mijë të infektuar

Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2.965 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, shkruan OraNews.

Përmes një postimi në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52,167, me 5,138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2.965 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.