Shkodër, i vendoset tritol makinës së administratorit të Vllaznisë

Eksploziv poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë, policia në vendngjarje

Një sasi tritoli i është vendosur në makinë administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici.  Burimet bëjnë me dije se nuk ka shpërthyer lënda plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër. Forca te shumta policia ndodhen tek mjeti i cili eshte i parkuar ne afërsi te banesës se Suad Licit qe ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana per te hapur kete pako te mbeshtjellur me natriban dhe qe dyshohet se eshte tritol por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njekohesisht per gjetjen e autoreve te vendosjes se kesaj pakoje te dyshimte. Administratori i Vllaznise Suad Lici disa here ka patur kercenime per punen e tij si administrator i Vllaznise por asnjehere nuk ka bere denoncime.

Edhe me përpara trajnerë apo drejtues te Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stërvitore si rasti i ish trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe te tjerë.