Një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ata janë gjetur të vrarë në automjetin e tyre poshtë banesës në orët e para të kësaj të diele.
Një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” e cila njihet si një lagje e qetë. Sipas informacioneve paraprake çifti është vrarë me armë zjarri, ndërsa zbulohet identiteti i burrit i cili është shtetasi Berhan Bërçama, 30 vjeç, punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë. Në automjet ka qenë i pranishëm edhe fëmija 1 vjeç i çiftit i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës.