Shkodër, arrestohet 32- vjeçari, lëvizte me armë në çantë

Me pistoletë në çantë, kush është i riu i arrestuar në Shkodër

Një person i cili lëvizte i armatosur është kapur në kushtet e flagrancës nga policia me pistoletë tip “TT”.

Mbrëmjen e djeshme, e martë, uniformat blu të policisë së Shkodrës, bën arrestimin e 32-vjeçarit Arsen Ohri, banues në lagjen “Qemal Stafa”.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar arsyet pse Ohri lëvizte i armatosur.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”