Një zbulim i madh është bërë në çrrënjosjen e virusit HIV. Shkencëtarët kanë gjetur që ato mund të shfarosë komplet virusin nga qelizat e një miu, duke përdorur teknologjinë CRISPR/Cas9.
Tani pacientët me virusin vdekjeprurës duhet të përdorin një mjekim toksik me medikamente anti-retroviale për të ndaluar shumimin e virusit.
CRISPR/Cas9 mund të programohet që të nxjerrë të gjitha ADN-të HIV nga kodi gjenetik në trupin e njeriut me një saktësi si të një gërshëre. Dhe nëse ADN-ja hiqet, virusi nuk do të jetë më i aftë të prodhojë kopje të vetat.
Megjithatë kjo nuk është një zgjidhje finale, dhe është ende në ditët e hershme. Ky studim është ndërtuar mbi bazën e një studimi në formën e provës së konceptit të bërë rreth një vit më parë.
Deri tani, teknika është përdorur vetëm mbi një mi. Por, shkencëtarët do të jenë të aftë të përsërisin kërkimet, dhe teknika mund të aplikohet mbi njerëzit në të ardhmen. /E Përditshmja