Shitjet e makinave në Evropë në nivele rekord

Volkswagen, që po përgatitet të nxjerrë në treg një version të ri të modelit Golf,  po ul inventarët e modelit të vjetër.

Shitjet e makinave të reja në Europë treguan rritje me 8.6% në muajin Tetor, duke prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2009,  nxitur nga kërkesa e fortë në Gjermani dhe Francë si dhe rimëkëmbja e kërkesës për Volkswagen, që pati rritje me 29%.

Regjistrimet e makinave të reja u rritën në 1.213 milionë në shtetet e Bashkimit Europian dhe Zonës së Lirë Tregtare (EFTA), sipas statistikave të publikuara nga Shoqata Europiane e Industrisë së Makinave (ACEA).

Në të njëjtën periudhë një vit më parë, regjistrimet kishin rënë ndjeshëm ndërkohë që kompanitë hasën vështirësi për të çertifikuar makinat e reja që të përputhen me Procedurat Botërore të Testimit të Automjeteve të Lehta (WLTP).

Volkswagen, që po përgatitet të nxjerrë në treg një version të ri të modelit Golf,  po ul inventarët e modelit të vjetër.

Kjo ka bërë që marka gjermane të tejkalojë francezen Renault, që tregoi rritje të shitjeve me 15.8% dhe Hyundai, me 13.4%.

Në nivel kombëtar, rritja e shitjeve në Gjermani me 12.7% dhe në Francë me 8.7%,  kompensuan për rënien e regjistrimeve në Britani me 6.7%. /SCAN