Sherr në një fast food, qëllohet me thikë 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fast food në qytetin e Leshnjës, ku një 66-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur me thikë kamerierin 22-vjeçar.

Konflikti mes dy personave raportohet se ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit.

22-vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.