Sherr në Kodër Kamëz, plagoset me thikë në banesën e tij 56-vjeçari

Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Në sallën operative të policisë, ka mbërritur një telefonatë, ku thoshte se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz  dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës. Pas njoftimit, policia  menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”  shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit  F.L,  56 vjeç  dhe pas një konflikti  për motive të dobëta, e kishte plagosur  me mjet prerës (thikë).

Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.