Sherr me thika mes dy personave te Komuna e Parisit, plagoset 32-vjeçari

Një person është plagosur me thikë paraditen e të hënës në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, ku shtetasi  F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.