Shënohet viktima e parë jashtë Kinës, Koronavirusi po vret çdo ditë!

Mbi 300 të vdekur nga Koronavirus, shënohet viktima e parë jashtë Kinës...

Është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirus jashtë Kinës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë viktima është shënuar në Filipine.

Viktima është një 44 vjeçar nga Wuhan aty ku edhe shpërtheu virusi. Ai shfai probleme kur arriti në Filipine- tha në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndrësa në Kine raportohen se më shumë se 300 persona kanë vdekur shumica e të cilëve janë në provincën Hubei. Rreth 14 mijë persona numërohen të infektuar me virusin vdekjeprurës, raporton Top Channel.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia kanë një rritje të numrit të personave të prekur ndrësa është rritur edhe numri i vendeve ku ka persona të prekur. Të gjithë personat që po vijnë nga Kina po iu nënshtrohen një analizave ndërs atë prekurit po mbahen në dhoma të izoluara.