Shënohet vdekja e 24-t nga koronavirusi në Shqipëri, 68- vjeçarja nga Tirana vuante nga insuficenca renale

Në fakt ajo kishte një sëmundje shoqëruese insuficencv renale dhe kishte kryer edhe pesë seanca dialize gjatë këtyre ditëve në spitalin infektiv

Një 68- vjeçare nga Tirana është viktima e 24-t dhe më e fundit nga COVID-19 e regjistruar në Shqipëri. Ajo trajtohej prej 10 ditësh në spitalin infektiv dhe po trajtohej e intubuar.

Në fakt ajo kishte një sëmundje shoqëruese insuficencv renale dhe kishte kryer edhe pesë seanca dialize gjatë këtyre ditëve në spitalin infektiv

Kjo 68- vjeçare është viktima e 24-t në Shqipëri teksa një tjetër person me COVID-19 por pa simptoma u shënua në Shkodër por ai pësoi hemoragji cerebrale dhe shkaku nuk ishte virusi, transmeton Balkanweb.

NJOFTIMI NGA MSH

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.