Shëngjin, grabitet këmbimi valutor dhe një biznes

Pesë persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një pikë të këmbimit valuator dhe një lokal bastesh sportive në Shëngjin.

Pesë persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një pikë të këmbimit valuator dhe një lokal bastesh sportive në Shëngjin.

Sipas të dhënave paraprake, grabitësit kanë arritur të marrin 5 milionë lekë të vjetra, si dhe makineritë e numërimit të parave, raporton “ABC News”.

Gjithashtu, grabitësit kanë tentuar të vjedhin edhe një tjetër biznes aty pranë, por në ato çaste ka rënë alarmi i sigurisë dhe ata janë larguar. Autorët ende nuk janë identifikuar nga policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.