Shëngjin, digjen dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha, policia arreston 2 persona

Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës së kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektare shkurre dhe pisha. Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht, në pranga 2 persona...

Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës së kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektare shkurre dhe pisha.

Menjëherë për të bërë të mundur minimizimin e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe policia ndërsa gjatë ditës së sotme kanë ardhur në ndihmë të tyre edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë punuar pa ndërpreje duke u përpjekur për të shuajtur zjarrin këtu në malin e Shëngjinit në ndihmë të zjarrëfikseve të Lezhës kanë ardhur gjithashtu edhe forcat zjarrëfikse të Mirditës, Laçit dhe Tiranës.

Ajo që duhet theksuar është se kanë shpërthyer deri më tani 11 granata duke rrezikuar kështu edhe punonjësit që kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Flakët gjithashtu po ndihmohen dhe po përhapen edhe nga era që po fryen.

Nga burime të Top Channel ditën e sotme bëhet me dije se reshjet e shiut të një nate më parë kanë bërë që zjarri të vihet nën kontroll në Shëngjin, por akoma nuk është shuar plotësisht. Zjarri në Shëngjin dyshohet të jetë vënë qëllimisht. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona.

Forcat zjarrëfikëse por dhe forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit që janë akoma aktive në një terren mjaft të vështirë dhe të rrezikshëm.

Ajo që duhet theksuar është se kanë shpërthyer deri më tani 11 granata duke rrezikuar kështu edhe punonjësit që kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Retë e tymit kanë mbuluar pjesën më të madhe të Shëngjinit gjë e cila ka bërë që pushuesit të nisin dhe të largohen.