Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjenerali Yaşar Güler në Poloni është takuar me homologun e tij gjeneralin amerikan Joseph Dunford, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, koloneli Patrick Ryder, ka bërë një deklaratë me shkrim ku ka theksuar se takimi mes Dunford dhe Güler është zhvilluar në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, më 29 shtator.
“Gjenerali Dunford ka përgëzuar gjeneralin Güler për detyrën e tij të re në krye të Forcave të Armatosura të Turqisë si dhe i ka shprehur dëshirën që marrëdhëniet të vazhdojnë në drejtimin pozitiv të ndërtuara me shefin e shtabit të mëparshëm gjeneralin Hulusi Akar. Në takim dy shefat kanë diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë në Munbixh. Në të njëjtën kohë ata kanë biseduar edhe për rrugët e forcimit të marrëdhënieve ushtarake mes SHBA-ve dhe Turqisë”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Ryder.