SHBA sanksionon firmën e naftës në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj firmës shtetërore të naftës në Venezuelë dhe i ka kërkuar ushtrisë të pranojë transferimin paqësor të pushtetit, shkruan BBC.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj firmës shtetërore të naftës në Venezuelë dhe i ka kërkuar ushtrisë të pranojë transferimin paqësor të pushtetit, shkruan BBC.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha se Presidenti Nicolás Maduro dhe aleatët e tij nuk mund të plaçkitin pasuritë e popullit venezuelian.

Përpjekjet e opozitës për të larguar Maduron janë rritur në ditët e fundit.

SHBA dhe më shumë se 20 vende kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm.

Maduro ka akuzuar Guaido për organizim të grushtit të shtetit, ndërsa diplomatët amerikanë i ka urdhëruar të largohen nga vendi. Venezuela rrezikon një luftë civile./TCh