SHBA, rënie e rezervave të naftës së papërpunuar për 5.9 milionë fuçi

Rezervat e naftës së papërpunuar kanë rënë për 5.9 milionë fuçi ose 1.4 për qind, në 426.5 milionë fuçi. Rënia tejkalon të gjitha pritjet e tregut me një rënie prej 2.1 milionë fuçi

 Rezervat e naftës së papërpunuar të SHBA-ve kanë rënë, ndërsa rezervat e benzinës janë rritur në javën që përfundoi më 15 qershor, bëri të ditur të mërkurën Drejtoria për Informacione Energjetike (EIA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezervat e naftës së papërpunuar kanë rënë për 5.9 milionë fuçi ose 1.4 për qind, në 426.5 milionë fuçi. Rënia tejkalon të gjitha pritjet e tregut me një rënie prej 2.1 milionë fuçi.

Rezervat strategjike të naftës, që përfshihen me rezervat komerciale, kanë rënë për 0.26 milionë fuçi në 660 milionë fuçi për javën që përfundoi më 15 qershor.

Nga ana tjetër, rezervat e benzinës janë rritur për 3.3 milionë fuçi ose 1.4 për qind, në 240 milionë fuçi. Pritjet e tregut kanë qenë rritje prej 200 mijë fuçi për rezervat e benzinës.

Me rritjen e rezervave të benzinës më shumë se sa që pritej, çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rënie të butë në tregun global shpejtë pasi EIA shpalli raportin.

Çmimi i naftës së llojit Brent shënoi rënie të mërkurën në 74.89 dollarë për një fuçi, ndërsa çmimi i West Texas Intermediate (WTI) u ul në 65.39 dollarë për një fuçi.