“SHBA qasjen kundër PKK ta tregojë edhe ndaj PYD/YPG”

"Ne presim që të njëjtën qasje për PKK-në, SHBA-ja ta tregojë edhe kundër PYD/YPG, zgjerimeve të PKK-së në rajon", tha Aksoy

“Ne presim që aleati ynë SHBA-ja të tregojë të njëjtën qasje kundër PYD/YPG-së, zgjerimeve të PKK-së në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë Hami Aksoy lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit se PKK-ja do vazhdojë të mbetet në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne vlerësojmë se në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet vendosmëria për luftën kundër PKK-së. Ne presim që të njëjtën qasje për PKK-në, SHBA-ja ta tregojë edhe kundër PYD/YPG-së, zgjerimeve të PKK-së në rajon”, tha Aksoy në një përgjigje me shkrim ndaj deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit se PKK-ja do të vazhdojë të mbetet në listën e organizatave terroriste në të cilën ajo ndodhet si tillë që nga viti 1997.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë me shkrim ku thuhej se PKK mbahet në listën e organizatave terroriste që prej më shumë se 20 vitesh kishte deklaruar se “Lufta e SHBA-së kundër PKK-së, përfshirë edhe luftën kundër operacioneve të PKK-së në Evropë dhe vende të tjera për të siguruar financime, tregojnë një angazhim të fortë për partneritetin me aleatin tonë të NATO-s Turqinë. Vendimi i sotëm i tregon popullit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar se PKK mbetet një organizatë terroriste. Përveç kësaj, PKK krahas përfshirjes në listën e organizatave të huaja terroriste ajo që nga viti 2001 ndodhet edhe në listën e përcaktuar posaçërisht të terrorizmit global”.