Pfizer dhe BioNTech njoftuan se Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) i ka kërkuar kompanisë farmaceutike të aplikojë për shkak të nevojës urgjente për shëndetin publik për grupmoshën prej 6 muaj deri në 5-vjeç.
Më shumë se 1.6 milionë fëmijë nën 4-vjeç në SHBA janë infektuar me COVID-19.
Pfizer dhe BioNTech të cilat nisën dorëzimin e të dhënave me kërkesë të FDA-së, aplikuan për miratimin e përdorimit urgjent për dy doza të vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5-vjeç.
FDA më 15 shkurt do të diskutojë aplikimin e Pfizer dhe BioNTech për miratimin e përdorimit urgjent për vaksinën e COVID-19 për këtë grupmoshë.
Kompanitë farmaceutike vazhdojnë të përdorin dozën e tretë të vaksinës COVID-19 në këtë grupmoshë.