Për shkak të zjarrit që ka përfshirë Kaliforninë, Utah dhe Koloradon, në perëndim të SHBA-ve, janë evakuuar banorët nga rreth 1000 shtëpi dhe banesa, raporton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet zjarrfikës nga këto zona thonë se zjarri ka shpërthyer javën e kaluar në perëndim të Kalifornisë dhe vazhdon të përhapet.
Ata theksuan se në shuarjen e zjarrit pengojnë era, temperaturat e larta dhe thatësirat. Brigada zjarrfikëse ka konfirmuar se janë detyruar që të evakuojnë rreth 1,000 shtëpi dhe ndërtesa banimi. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë një aeroplan, një helikopter dhe një buldozer.
Guvernatori i Utah, Gary Herbert, tha se zjarri shpërtheu në zonën malore dhe se ka dëmtuar 30 shtëpi.
Sipas tij, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 122 kilometrash katrore. Herbert theksoi se të paktën 200 shtëpi u evakuuan nga kjo zonë.
Ai gjithashtu konfirmoi se të paktën 100 shtëpi pësuan dëme serioze në zonën e Kolorados. Autoritetet paralajmëruan se është e nevojshme të evakuohet popullsia nga të paktën 2,500 shtëpi.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, tha se në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në një zjarr pyjor që kishte përfshirë Lake County në vitin 2015, katër vetë humbën jetën dhe u dëmtuan rreth 2,000 shtëpi.