SHBA do të formojë “Forcat Hapësinore”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri të ditur se i ka dhënë udhëzime Departamentit Amerikan të Mbrojtjes formimin e "Forcës Hapësinore" si degën e gjashtë të ushtrisë amerikane

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri të ditur se i ka dhënë udhëzime Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) formimin e “Forcës Hapësinore” si degën e gjashtë të ushtrisë amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të Këshillit Hapësinor Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka bërë disa vlerësime në lidhje me strukturimin e ri të ushtrisë amerikane.

Pasi ka bërë të ditur se SHBA-ja duhet të jetë efektive edhe në hapësirë dhe jo vetëm në tokë, Trump ka thënë se “Në mbrojtjen e Amerikës nuk mjafton thjeshtë të kemi një prani amerikane në hapësirë. Duhet të kemi dominimin amerikan në hapësirë”.