“SGS Albania” do të vazhdojë kontrollin teknik të mjeteve, qeveria shtyn afatin e kontratës

0

Qeveria ka vendosur që të shtyjë afatin e kontratës me kompaninë që ka të drejtat ekskluzive për të kryer kontrollin teknik të automjeteve “SGS Albania”.

Burimet thanë për tv Klan se nuk është e mundur që në muajin shtator të nisë liberalizimi i tregut, ç’ka ka bërë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të pranojë skenarin e shtyrjes së kontratës me kompaninë që ofron aktualisht këtë shërbim.

Të njëjtat burime thonë se po negociohen afatet e reja që do t’i lenë kompanisë dhe menjëherë do të nënshkruhet kontrata e re.

Më 3 shtator të këtij viti përfundon kontrata e shërbimeve që SGS firmosi me qeverinë 10 vjet më parë, ndërsa në dhjetor të 2018-s Autoriteti i Konkurrencës gjobiti me gjysëm milion dollarë kompaninë për abuzim me pozitën monopol dhe i rekomandoi Ministrisë së Infrastrukturës që të niste procesin për liberalizimin e tregut.

Liberalizimi i tregut do të nënkuptonte licesimin e disa operatorëve në treg, të cilët po ashtu do të ofronin kontrollin teknik të mjeteve motorike duke e bërë tregun konkurrent e duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve për konsumatorët, ndërsa investimi i bërë në 12 qendrat e kontrollit teknik do t’i kthehej shtetit.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.