Sezoni turistik sjell një ekuilibër të ri të kursit të këmbimit

 Pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e monedhës euro në këmbim me lekun, duket se do të jetë sezoni turistik ai që do të sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit valutor në vendin tonë.

Pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e monedhës euro në këmbim me lekun, duket se do të jetë sezoni turistik ai që do të sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit valutor në vendin tonë.

Elvin Meka ekonomist për çështjet bankare, u shpreh për ATSH-në, se që në fillim të muajit qershor e deri në fund të këtij muaji, kemi një lloj stabilizimi në tregun valutor, si rezultat i disa ndërhyrjeve të BSH-së, çka ka sfumuar efektin psikologjik të rënies së vazhdueshme  të euros, duke e sjellë në një ekuilibër më të qetë ose në luhatje të vogla 0,2 lekë, që janë normale në aktivitetin e përditshëm të shkëmbimit të monedhave në treg.

Ajo që mbetet për t’u parë, thekson Meka, është si do të reagojnë tregjet dhe institucionet kryesisht në sezonin veror që shënon pikun në këto dy muaj të vitit, (korrik, gusht) ku Shqipëria historikisht regjistron fluksin më të lartë të monedhave të huaja, ku do të shohim realisht jo vetëm ekuilibrin e ri të kursit të këmbimit, por edhe se sa energjike do të jenë përpjekjet e BSH-së për të vendosur një lloj stabiliteti në treg për sa i takon këmbimit valutor.

“Duhet të jemi të qartë se qëllimi i BSH-së nuk është për të arritur një kurs të caktuar të këmbimit, pra një kurs të “artë”,  por janë faktorët kërkesë-ofertë që duhet të vendosin ecurinë e kursit të lirë,  ndonëse vëmendja e BSH-së është për të vendosur një kurs specifik që nuk rrezikon ecurinë makroekonomike të vendit”, tha Meka.

Të shtunën, në tregun e këmbimit valutor euro u këmbye me 0.05 lekë më pak se një ditë më parë dhe dollari amerikan humbi 0.78 lekë duke u këmbyer me 108.13 lekë.
Sipas aktorëve të tregut, këmbimi valutor i brendshëm reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, por sezoni veror po dikton dobësimin e pozitave të valutave kryesore, për shkak të fluksit të lartë të turistëve. e.xh/j.p/

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.13 -0.78
Euro EUR 125.93 -0.05
Poundi Britanik GBP 142.15 -0.47
Franga Zvicerane CHF 108.98 -0.17
Jeni Japonez (100) JPY 97.74 -1.07
Dollari Australian AUD 79.88 -0.11
Dollari Kanadez CAD 81.76 -0.11
Korona Suedeze SEK 12.08 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 13.27 -0.03
Korona Daneze DKK 16.90 -0.01
SDR SDR 151.91 -1.47
Ari(OZ 1) XAU 135228.46 -1,098.54
Argjend(OZ 1) XAG 1733.32 -17.95
Juani Kinez (onshore) CNY 16.34 -0.11
Juani Kinez (offshore) CNH 16.32 -0.10
Lira Turke TRY 23.71 +0.07

Burimi: ATA

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1336192026515099/