Serie A/ Kontratat e huazimit shtyhen deri në 31 gusht

Federata Italiane e Futbollit e zgjidh problemin e kontratave të huazimit të futbollistëve në Serinë A italiane.

Në futbollin e vendit të Apenineve ishin mbi 30 futbollistë të huazuar që nuk e dinin se cfarë do të ndodhte me të ardhmen e tyre duke parë situatën e krijuar nga Covid-19 ndërkohë që kontratat e tyre skadonin në fund të këtij muaji.

Ndërhyrja e qeverisë së futbollit italian e zgjidhi këtë problem duke shtyrë afatin e mbylljes së kontratave të huazimit për në 31 gusht të këtij vitit

Përsa u përket futbollistëve me kontratë të rregullt që skadon pikërisht në 30 qershor, situata ndryshon. Në këtë rast, lojtarët që janë në një situatë të tillë do të duhet të plotësojnë një formular për një akord të ri duke certifikuar në këtë mënyrë, aerritjen e një marrëveshjeje mes palëve për shtyrjen e datës së skadencës së kontratës