Serbia pranoi sot 1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç së bashku me ministrin e Shëndetësisë Zllatibor Lonçar dhe ambasadorin kinez në Serbi, Chen Bo, pranuan dërgesën në Aeroportin “Nikola Tesla”.
Vuçiç tha se 19.500 doza të tjera të vaksinës të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech do të mbërrijnë të hënën, ndërsa 250.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik V të Rusisë do të mbërrijnë të martën.
“Me këto doza, ne do të vaksinojmë 500.000 njerëz që është një hap i madh përpara”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai do të pranojë vaksinën në shtatë ose tetë ditët e ardhshme.
Ai falënderoi presidentin kinez Xi Jinping dhe ambasadorin kinez për dërgimin e vaksinës.
Deri më tani, 20.500 njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi.