Serbi, treni përgjysmon autobusin, 5 të vdekur

Në repartin e fëmijëve në Qendrën Klinike në Nish ndodhen 4 fëmijë dhe disa ndëryrje kirurgjikale janë në vijim ku disa janë në rrezik për jetën

 Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën dhe 24 janë plagosur në aksidentin në të cilin treni në fshatin Mexhurovë e Poshtme pranë Nishit në Serbi, në kalimin hekurudhor pa rampë, mëngjesin e sotëm goditi dhe ndau në gjysmë një autobus, raporton Anadolu Agency (AA).

Tre persona, në mesin e të cilëve dhe një djalosh kanë humbur jetën në vendngjarje ndërsa edhe dy të tjerë iu nënshtruan palgëve gjatë ndërhyrjes kriurgjikale në Qendrën Klinike në Nish, ku u transportuan të gjithë të plagosurit.

Në repartin e fëmijëve ndodhen 4 fëmijë dhe disa ndëryrje kirurgjikale janë në vijim, ku disa janë në rrezik për jetën. Informacione më të detajuara priten brenda ditës.

Në autobusin “Nish-ekspres” kishte shumë fëmijë të cilët udhëtonin për në shkollë. Trafiku hekurudhor është ndërprerë.