Selmani dhe Shtubina heronjtë e Laçit ndaj Skënderbeut, Kastrioti nuk fiton dot ndaj Partizanit

Kastrioti nuk bën mrekulli, Partizani "peng" i Rexhepit. Shtubina dhe Selmani nderojnë Laçin ndaj Skënderbeut...

Kastrioti barazon 1-1 ndaj Partizanit në stadiumin “Redi Maloku”. Një rezultat që në çdo moment tjetër do të konsiderohej i suksseshëm për krutanët, por në këtë fazë të kampionatit përjetohet si tragjedi. Skuadra vendase nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj kryesuesve dhe mbijetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë. Golat u shënuan nga Mensah për “Demat e kuq”, ndërsa Shehu baraspeshoi shifrat.

Pjesa e parë ndërmjet Kastriotit dhe Partizanit nuk ka dhuruar shumë raste. Ekipi i Partizanit ka patur më shumë iniciativë, por nuk ka arritur të rrezikojë portën e Çekrezit. Vendasit nuk kanë qenë të fuqishëm sa për të vënë në provë portierin Alban Hoxha. Ky i fundit i pashqetësuar. 

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë me vrull, pasi Partizani ka kaluar në avantazh me anë të Mensahs. Asani ka hedhur një top në zonë nga një goditje dënimi në minutën e 55′. Topi i ka dalë sulmuesit me ngjyrë të të kuqve që ka lëshuar një silurë duke e pushuar në rrjetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vendasve që kanë shënuar me anë të Shehut 3 minuta më vonë. Goditje këndi, Belica nuk e heq si duhet. Sfera mbetet te Julian Shehu që e shtyn drejt rrjetës për 1-1. bandicam 2019-04-20 17-56-25-856

Goli i ka dhënë më shumë entuziazëm vendasve që kanë nisur sulmin drejt portës së Hoxhës dhe kanë detyruar mbrojtësin Lum Rexhepi të dalë me karton të kuq. Shtatlarti mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 59′.

Pjesa tjetër e minutave kanë parë Kastriotin më kërkues, por që nuk kanë arritur të rrezikojnë të shënojnë golin e fitores. Partizani është munduar që të dalë me kundërsulme, por pa sukses. Me këtë rezultat, Partizani mbetet në vendin e parë me 61 pikë, ndërsa Kastroti në kuotën e 31 pikëve. 5 më pak se Tirana që do të luajë prej orës 19:00 ndaj Kukësit.

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, H. Marku, Shehu, Ymeraj, Bardhi, Kalaja (Pepa 69′), Roger, T. Marku (Vatnikaj 69′). Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Hoxha, Atanda, Belica, Rexhepi, Trashi, Mala, Hila, Duka (Kote 79′), Asani, Mensah (Kalari 75′), Bardhi (Çinari 67′). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Devis Korreshi, Marjus Qose, Emirjon Sino
Kartonë të verdhë: H. Marku 27′ / Rexhepi 24′, 59′, Mensah 38′
Karton i kuq: Rexhepi 59′ (2v)

Skuadra e Laçit ka marrë një fitore 1-0 përballë Skënderbeut në fushën e saj, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme sa i takon luftës për një vend në Europë. Ka mjaftuar goli i Shtubinës në pjesën e parë që Laçi të arrijë në kuotën e 44 pikëve, vetëm tre më pak se Flamurtari i vendit të tretë.

Ndeshja nisi shumë mirë për kurbinasit, që luftuan fort për çdo top dhe rrezikuan disa herë portën e Dajsinanit. Por goli erdhi vetëm në minutën e 30’. bandicam 2019-04-20 17-56-25-856Sefgjinaj nuk gjen alternativa për të kryer një rivënie anësore dhe e ekzekuton me shumë forcë në zonë. Topi gjën kokën e Xhixhës, që shërben në qendër për Shtubinën. Shkodrani nuk mendohet dy herë dhe godet me kokë, duke ndëshkuar portierin Dajsinani, që bëri një dalje të pamenduar mirë.

Skënderbeu u mundua të reagojë dhe nuk u pajtua me këtë rezultat, por tentativat e Bregut, Gripshit dhe Ditës, u ndalën nga portieri Selmani. Madje, Skënderbeu humbi dhe një 11-metërsh me anë të Bregut, gjuajtja e të cilit u prit nga Selmani.

LAÇI-SKËNDERBEU  1-0
Shtubina 30′

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj (Jonuzi 78′), Shtubina, Okpotu (Domgjoni 90+2′), Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo (Toskic 85′), Pervan, Gripshi, Bregu (Pellumbi 78′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi