Sekuestrohen 8 kg kanabis në doganën e Hanit të Hotit, dy të arrestuar

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 8 kg kanabis. Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, në tentativë për ta transportuar drejt Malit të Zi.

Mësohet se destinacioni i drogës më pas ishte një vend Evropian.

Sipas burimeve, në pranga janë vendosur dy shtetas nga ky operacion, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e këtij grupi kriminal.