Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Unionit, tha sot në Budva, Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizuar nga Oda Ekonimike e Malit të Zi, sot filloi konferenca dyditore ekonomike “Montenegro 2018”, e cila ka mbledhur në Budvë udhëheqësit dhe ministrat e Ekonomisë të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e institucioneve financiare dhe investitorë ndërkombëtarë, kryetarët e odave ekonomike të rajonit dhe kompanitë e suskseshme që veprojnë në rajon.
Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili hapi konferencën, tha se ishte veçanërisht optimist për hyrjen e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka qenë më e mirë. Vendet e rajonit janë në rrugën e duhur për në BE. Të dyja palët duhet të japin kontribut. Rritja ekonomike e rajonit është më e mira në Evropë. Austria ka një interes të madh që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE, por edhe për bashkëpunim ekonomik”, tha kancelari austriak.
Ai tha se sidomos Mali i Zi dhe Serbia po bëjnë përparim të mirë në rrugën drejt BE-së. Po ashtu tha se ishte optimist për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Nëse arrijnë marrëveshje Beogradi dhe Prishtina, ne nuk do ta pengojmë atë”, tha Kurz.
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç foli për vizionin e Evropës së bashkuar. Sipas tij, kriza e emigrantëve nxorri në pah se sa i rëndësishëm është ky rajon për Evropën.
Presidenti malazez tha se marrëdhëniet e brendshme në Ballkan vazhdojnë të jenë të ngarkuara me disa çështje.
“BE duhet të ketë parasysh të gjitha rreziqet latente”, tha Gjukanoviç duke shtuar se është mirë që Austria mban presidencën e BE-së, sepse i kupton mirë marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën në Budvë marrin pjesë rreth 600 pjesëmarrës.
Në vazhidim të konferencës do të dikutohet rreth perspektivës ekonomike dhe evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në konferencë marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Koço Angjushev dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiç.