Së shpejti pagesat mund të kryhen nëpërmjet WhatsApp

Praktikisht duke lidhur profilin personal të WhatsApp me numrin e llogarisë bankare ose kartës së kreditit, çdo person mund të kryej operacione si pagesa të ndryshme, blerje biletash dhe veçanërisht shkëmbim parash midis  përdoruesve të ndryshëm.

Pas dominimin në rrjetet sociale, Mark Zuckenberg premton të bëj revolucion edhe në sistemin e pagesave online. Madje, duke u mbështetur tek një nga platformat e tij më të suksesshme, WhatsApp.

Gjatë konferencës që prezantonte të “krijesës” së tij kryesore, Facebook, Zuckenberg deklaroi se brenda 6 muajve të ardhshëm me shumë mundësi do të jetë aktiv WhatsApp Pay.

Praktikisht duke lidhur profilin personal të WhatsApp me numrin e llogarisë bankare ose kartës së kreditit, çdo person mund të kryej operacione si pagesa të ndryshme, blerje biletash dhe veçanërisht shkëmbim parash midis  përdoruesve të ndryshëm.

Nuk është një risi teknologjike, nga momenti që në Azi dhe veçanërisht nëKinë ka platforma të përafërta dhe të suksesshme, si We Chat. Por një sukses në treg për WhatsApp Pay do të kishte një efekt global më domethënës, duke parë popullariteti ne tij veçanërisht në vendet e Europës perëndimore , shkruan A2News.

Aplikacioni filloi testimet në 2018, duke përfshirë me sukses rreth 1 milion persona në Indi.