Saransk, qyteti mikpritës i Kupës së Botës që urren futbollin

Mordovia, në fakt, ka rënë së fundi në Pfl, që është kategoria e tretë e futbollit rus. Prania mesatare e tifozëve në shkallët e stadiumit është “stratosferike”, 1500 persona.

Stadiumet e përzgjedhur në Rusi për zhvillimin e ndeshjeve të Botërorit kanë sjellë ko pak diskutime. Saransk, që ndodhet rreth 500 kilometra në jug të Moskës dhe është qyteti kryesor i republikës së Mordovias, është një nga zgjedhjet më të çuditshme të organizatorëve të Botërorit, duke parë peshën e papërfillshme të skuadrës së këtij vendi në futbollin rus.

Mordovia, në fakt, ka rënë së fundi në Pfl, që është kategoria e tretë e futbollit rus. Prania mesatare e tifozëve në shkallët e stadiumit është “stratosferike”, 1500 persona.

Dhe të futësh Saranskun në rangun e qyteteve që do të presin ndeshjet e Botërorit, para opsioneve shumë më të mira, në Rusi mbetet një mister më vete.

Përtej kësaj, “Mordovia Arena”, që ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh, ndodhet pak hapa larg qendrës elektrike të Saranskut, ku janë ndërtuar edhe shumë kisha ortodokse, që ende mbajnë emra të epikës sovjetike, si për shembull “Komunistiçeskaja” apo “Sovjetskaja”. Ky stadium do të presë katër ndeshje, të parën më 16 qershor, atë mes Perusë dhe Danimarkës.